TË SHKRUASH. – JANE AUSTIN: Për sa më përket mua, nëse libri është shkruar mirë, më duket gjithmonë shumë i shkurtër

ALBERT CAMUS: Qëllimi i një shkrimtari është të mos ta lejojë civilizimin të shkatërrojë veten.

FRIEDERICH NIETZSCHE: Një shkrimtar i mirë zotëron jo vetëm shpirtin e tij, por edhe shpirtrat e miqve të tij.

W. SOMERSET MAUGHAM: Ka tre rregulla për të shkruar një roman. Për fat të keq askush nuk i di.

NATTHANIEL HAWTHORNE: Leximi i lehtë është i shkruar i vështirë.

G. K. CHESTERTON: Një roman i mirë na rrëfen të vërtetën në lidhje me personazhin e tij, ndërsa një roman i keq na rrëfen të vërtetën mbi autorin e tij.

CHARLES BUKOWSKI: Shkrimtarët e mëdhenj janë njerëz të padenjë. Ata jetojnë padrejtësisht, duke e kursyer për letrat pjesën e tyre më të mirë. Njerëzit e mirë shpëtojnë botën, kështu ata bastardët si puna ime mund të vazhdojnë të shkruajnë dhe të bëhen të pavdekshëm. Nëse ti e lexon këtë pasi kam vdekur, do të thotë që ia kam arritur.

JANE AUSTIN: Për sa më përket mua, nëse libri është shkruar mirë, më duket gjithmonë shumë i shkurtër.

MARK TWAIN: Zëvendëso me “dreqin” çdo herë që të vjen të shkruash “shume”. Redaktori yt do ta fshijë dhe të shkruarit do të mbetet ashtu siç duhet.

MAYA ANGELOU: Nuk ka agoni më të madhe se të mbash brenda vetes një histori të patreguar.

HARPER LEE: Të shkruarit është një veteksplorim i pafund i shkrimtarit. Një eksorcizëm, jo domosdoshmërisht i demonëve të tij, por i pakënaqësisë së tij hyjnore

FRANZ KAFKA: Unë shkruaj ndryshe nga ç’flas, unë flas ndryshe nga ç’mendoj, unë mendoj ndryshe nga ç’duhet të mendoj, kështu që e gjitha vazhdon edhe më, në zemër të errësirës.

ROBERT FROST: Nëse nuk ka lot te shkrimtari, nuk do të ketë lot as te lexuesi. Nëse nuk ka befasi te shkrimtari, nuk do të ketë befasi as tek lexuesi.

NEIL GAIMAN: Nesër mund të jetë një ditë ferri, por sot ishte një ditë e mirë për të shkruar, dhe në ditët e të shkruarit të mirë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

FRANK HERBERT: Nuk ka finale të vërteta. Ёshtë vetëm një vend ku ti ndalon rrëfimin.

RAY BRADBURY: Duhet të jesh i dehur ndërsa je duke shkruar, kështu realiteti nuk do të mundë të të shkatërrojë.

THOMAS MANN: Shkrimtar është ai, të cilit të shkruarit i duket më i vështirë se ç’është për njerëzit e tjerë.

SYLVIA PLATH: Më lër të jetoj, të dua dhe t’i them siç duhet në fjali të mira.

Burimi: Hejza

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *