Lulzim Basha u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga anëtarësia e Partisë Demokratike në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku ai mbajti një fjalim të gjatë në punimet e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Basha ofroi një apologji të gjatë me kërkimfalje të vazhdueshme për gabimet e së kaluarës duke u zotuar se do të hapë dyert për krijimin e një fronti të ri opozitar të cilën ai e e cilësoi si “federatë e djathtë”.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në fjalimin e Bashës ishte zotimi i tij për të kthyer pronat e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga Çamëria. 

Po ashtu, ai u shpreh se do të ndalojë “spatrimin etnik” të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës duke pasur parasysh pasivizimin e mijëra adresave të shqiptarëve në këto rajone me shumicë shqiptare.

Basha po ashtu nuk harroi të rikujtonte se sytë dhe shpresat e shqiptarëve ishin drejtuar te ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *