Kryeministri Edi Rama shpalosi një formulë të re se si do të luftohet korrupsioni në komisionet e prokurimeve publike në vendin tonë. 

Rama bëri të ditur se AKSH-i është duke punuar ngushtë me skuadrën e platformës Open AI ( që ka zhvilluar Chat GPT), në mënyrë që komisionerët të shmangen nga vendimmarrja.

“Ne sot kemi mundësi që jo vetëm ta dëshirojmë sa mirë do ishte ta bënim, por ta bëjmë pse jo brenda këtij mandati, kalimin në një sistem prokurimesh komplet teknologjike. Përmes Inteligjencës Artificiale që i bën të panevojshme të gjithë komisionet e tenderave. Me këtë rast kemi edhe më pak kandidatë për t’u futur në komisione. Dhe më pak që shkojnë përfundojnë SPAK-ërave nga injoranca. Një pjesë e tyre nuk e dinë fare për çfarë kanë firmosur.” – tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *