Dhuna ndaj një të moshuare në një qendër përkujdesje në Pejë ka tronditur opinionin publik duke u shoqëruar me reagime mjaft të ashpra. Tre persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë, mes tyre dhe Aurona Pelaj, protagonistja kryesore e ngjarjes teksa shihej teksa dhunonte të moshuarën ndërkohë që e gjithë skena filmohej nga kolegët e saj. Pamjet shokuese të këtij rasti kanë nxitur dyshimet se ky rast mund të jetë i përsqëritur.
Prokuroria e Pejës ka nisur hetimet për këto dyshime dhe kjo u bë e ditur nga Dorian Juniku, prokuror në Prokurorinë e Pejës. “Jemi në fazën fillestare të hetimeve, që në fund të kompletojmë rastin dhe të kemi një pasqyre të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk do të ndalemi deri sa të sqarohet i gjithë rasti. Është autorizuar policia që të vazhdojë me marrjen në pyetje të personelit, por edhe të tjerëve që janë vendosur aty. Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët.” – tha Juniku në emisionin Debat Plus.