Problemet për Hanter Baiden nuk kanë të sosur. Djali i presidentit, Xho Baiden pritet të përballet sërish me një aktakuzë të re. Prokurorët federale, pritet të formulojnë aktakuzen ndaj Hanter Baiden për armëmbajtje pa leje gjatë kohës kur ishte përdorues droge.
Gjykatësi federal i Delauerit, Devid Vais i cili u emërua nga Departamenti i Drejtësisë si prokuror i posaçëm për këtë rast, iu referua një kërkese për ngritjen e aktakuzës përpara 29 shtatorit në një raport mbi statusin e çështjes, të kërkuar nga gjykatësja Maryellen Noreika.
Djali i presidentit Baiden u përball dhe me akuzën e mospagimit të 100 mijë dollarëve taksa që përfshinin 1.5 milionë dollarë të ardhura.
Ai arriti një marrëveshje me prokurorët për një dënim me dy vite nën mbikqyrje, por marrëveshja u shfuqizua gjatë seancës pasi gjykatësja Noreika, e cila u emërua nga Presidenti Donald Trump, ngriti shqetësime të shumta në lidhje me hollësitë e marrëveshje.