Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështjet Shqiptare në Senatin e SHBA, dy senatorët Xhoni Ernst dhe Geri Peters i kanë dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antoni Blinken një letër ku i parashtrojnë çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në letër thuhet se Blinken duhet të shtrojë në tryezë këtë temë në takimet me autoritet serbe duke u kërkuar atyre dhe zbatimin e Planit Shtatëpikësh për të drejtat e shqiptarëve, plan ky i pranuar vetëm në letër nga Serbia në vitin 2013.

 Anëtari i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi publikoi letrën e dy senatorëve në rrjetet sociale.

“Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht – qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik. Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasur aspak progress.” – shkruan Bislimi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *