Kanë qenë të shumta reagimet ndaj dhunës së ushtruar ndaj të moshuarës në qendrën e përkujdesjes në Pejë pikërisht nga ata që kishin për detyrë të kujdeseshin për të. Një ndër reagimet ishte dhe ai i futbollistit shqiptar, Granit Xhaka, i cili shprehu tronditjen e tij për ngjarjen. Mesfushori i Arsenalit dhe i Zvicrës shkroi gjatë në profilin e tij në instagram duke theksuar se ai êshtë krenar për origjinën e tij, por shtoi se kjo ngjarje ua ka ulur kokën të gjithë shqiptarëve.

 “A kanë vetë këta prindër, gjyshe e gjyshër, vëllezër e motra? Këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj. Gjithmonë jam krenar për vendin dhe origjinën time, por sot jam ndje keq si kurrë më parë. Sot jemi të gjithë kokëulur.”- shkroi ndër të tjera Granit Xhaka.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *