Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit u tha korespodentëve grekë në Uashington se janë në dijeni për rastin e Fredi Belerit dhe se kërkojnë nga shteti shqiptar që të resektojë ligjet e shtetit për rastin në fjalë.

“Ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit.”- tha zëdhënësi.

Fredi Beleri mbahet në paraburgim që nga data 12 maj, ditë kur u arrestua i akuzuar për blerje të votave në Himarë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *