Projektligji i ri për legalizmin e basteve sportive parashikon të japë 10 licensa kombëtare për subjekte me përvojë në ushtrimin e këtij aktiviteti.

Ligji përcakton dhe vlerën e licensimit për një subjekt që ka vlerën e 400 milionë lekëve.

Sipas ministrisë së Financave të ardhurat e mbledhura nga bastet sportive do të investohen në infrastrukturën e re sportive, në kulturë dhe në teknologjinë e inovacionit.

Legalizmi i basteve sportive pritet të jetë vetëm de jure i tillë, pasi në realitet pavarësisht pretendimeve zyrtare për mbylljen e tyre, bastet sportive kanë funksionuar rregullisht në mënyrë ilegale për këdo që ka dashur të luajë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *