Një vogëlush 3-vjeçar ra pre e një dhunë barbare në një kopësht në Fushë-Kosovë. 

Video e publikuar nga xhaxhai i të voglit ka tronditur opinionin publik. 

Në pamje shihen edukatoret teksa tërheqin të miturin zvarrë. 

Denoncuesi shkroi në rrjetet sociale se fëmija ka pësuar trauma të rënda nga dhuna e ushtruar ndaj tij.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mesueset e kësaj k***e!

Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre. Idiotëve dhe monstrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. P*****ve të ndyra do t’i jepet fund.” –  shkruan ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *