Avokatët e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shpalljen si të paligjshëm kontrollit të ushtruar në banesën e bashkëjetueses së tij.
Avokatët pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë ishte i paligjshëm pasi në kohën e ushtrimit të kontrollit Ahmetaj gëzonte imunitet parlamentar dhe jetonte në të njëjtën banesë me partneren e tij.
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi SPAK-u e akuzon për korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parashë lidhur me aferën e inceneratorëve.
Aktualisht nuk ka të dhëna mbi vendndodhjen e Ahmetajt, ndërsa pretendohet se për herë të fundit u pa në Angli.