Kryeministri Edi Rama pati një takim me kancelarin gjerman, Olaf Sholz në selinë e OKB-së në New Jork. 

Rama postoi në rrjetet sociale foto nga takimi duke theksuar se u diskutua mbi nevojën e sigurimit të një paqeje të qëndrueshme. 

Rama u përfshi në diskutime me përfaqësuesin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pasi u akuzua nga përfaqësuesi i Kremlinit se po shkelte rregulloren e punimeve si drejtues i sesionit të radhës. 

Rama hodhi poshtë pretendimet duke theksuar se presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski do të merrte fjalën sipas procedurës së parashikuar dhe se Rusia duhet të ndalonte luftën në Ukrainë në mënyrë që Zelenski të tërhiqej nga fjala e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *