Aleksandër Vuçiq e ripërsëriti sërish para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara se Serbia nuk ka ndërmend të vendosë sanksionë ndaj Rusisë. 

Presidenti serb theksoi gjatë fjalës së tij se Serbia nuk ua kthen shpinën miqve të vjetër.

Vuçiq shtoi se faktori ndërkombëtar duhet të rishikojë pavarësinë e Kosovës pasi sipas tij ajo ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kreu i shtetit serb akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si shkaktarin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë më shumë presion ndaj Prishtinës zyrtare për të garantuar sipas tij të drejtat e serbëve në Kosovë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *