Banorët e njësisë administrative të Zall-Herrit dolën sërish në protestë për të kërkuar rregullimin e rrugës kryesorë të fshatit e cila është në gjendje të rrënuar prej vitesh. 

Ata shprehen se me ardhjen e vjeshtës dhe me nisjen e shirave kalimi në këtë rrugë bëhet i pamundur për rreth 400 fëmijë që e perdorin për të shkuar në shkollë.

“Do rrimë këtu sa të marrë masa qeveria. Të ikin në Amerikë dinë kto, vetëm këtu te ne nuk vijnë të na japin përgjigje. Kemi çuar kërkesa në bashki dhe në polici meqë janë pjesë e shtetit dhe janë të parët që përplasen me banorët. Problemi është rruga pasi pas shiut nuk kalohet prej baltës. Fëmijët në shkollë i kemi çuar. Transporti për fëmijët është vënë qëkur filloi protesta. Janë gati 200 fëmijë që shkojnë në shkollë, janë gati 400 familje që kalojnë nga kjo rrugë.” – u shpreh një nga banorët protestues.

Një tjetër banor theksoi se ata po kërcënohen me heqje të ndihmës ekonomike nësë vijojnë të protestojnë.

“Nuk e besoj qeverinë, iu bëj thirrje banorëve mos të hanë presionet por të dalin vetë në protestë, mos të presin nga shteti. Është e pafalshme që Zall-Herri të furnizojë Tiranën me ujë të pijshëm dhe vetë mos të ketë ujë. Banoret të dalin në protestë mos të rrini në shtëpi. Asnjë nuk ka ardhur të na takojë. Meqë kanë marrë votat, të vijnë të shtrojnë rrugën, të rregullojnë rrugën. Ujë nuk kemi por e paguajmë. Vjen ujë i pisët. Krerët e shtetit janë pasuruar dhe nuk pyesin për banorët. Jemi një nivel me kryqytetin. Miliona dalin nga Zall-Herri shkojnë në Tiranë. Po prishin shkollat dhe banesat. Theksoj se të paktën meqë harxhohen miliona euro për guroret të shtrojnë rrugën. Iu bëjnë presion njerëzve me ndihmën ekonomike, iu bëjnë presion më 30 mijë lek të vjetra që mos të dalin në protestë. Iu bëjnë prësion. Kështu është ka vite, në verë pluhur, në dimër baltë.” – theksoi banori.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *