Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier shkroi në rrjetet sociale duke dënuar sulmin ndaj efektivëve të policisë së Koosovës ku pati një të vrarë dhe një të plagosur. Hovenier thekson se sulmi i orkestruar ndaj policëve të Kosovës duhet marrë përgjigje ligjore dhe autorët duhet të nxirren para drejtësisë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të 24 shtatorit. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reaguesi i parë në situata emergjente dhe krize. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit.“ – shkroi Hovenier.