Nga Arbër Zaimi
Nëse Vuçiqit do t’i ishte kërkuar përgjegjësi kur dogji shtëpitë dhe makinat e atyre që pranuan targat e Kosovës, kjo nuk do të kishte ndodhur.
Nëse Vuçiqit do t’i ishte kërkuar përgjegjësi kur rrahu qytetarët e gazetarët e Kosovës por edhe ushtarët e KFOR-it, kjo nuk do të kishte ndodhur.
Beogradi i ka shpeshtuar sivjet aktivitetet kriminale në Kosovë.
Gjuha asnjanëse e neutrale, kur kemi agresorë e viktima, gjithmonë ndihmon agresorin dhe i jep zemër atij.
Nëse është taktikë ndërkombëtare që të mos vihet para përgjegjësisë agresori Vuçiq, ne nuk mundemi ta pranojmë këtë taktikë sepse ne jemi pala që e pëson dhunën e nxitur prej tij.
Nuk është çështja se a po kritikojnë shqiptarët Lajçakun, Stanon, Borrellin, Escobarin, Hillin, Grenellin, por se a po e kuptojnë diplomatët se duke ledhatuar Vuçiqin nuk po e largojnë atë nga Moska, por po rrisin oreksin e tij.
Lavdi policit të rënë në krye të detyrës, mbështetje e pakusht për policinë që lufton kundër terroristëve luftënxitës.