Ndërmjetësuesi i Bashkimin Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak shkroi për ngjarjet e djeshme në Kosovë. Në asnjë rresht ai nuk e cilëson sulmin ndaj Policisë së Kosovës si akt terrorist, por fokusohet në nevojën për vijimin e dialogut.

“Me t’u kthyer nga New York-u këtë mëngjes, më takoi lajmi tronditës për një sulm ndaj policëve të Kosovës në veri të Kosovës. Një akt i tillë frikacak i dhunës është thellësisht shqetësues dhe është në kundërshtim me vetë parimet e paqes dhe bashkëpunimit. Zemra ime është me viktimat, familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Ky sulm i tmerrshëm thekson më tej domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut parandalues, nënvizuar gjatë javës së kaluar, kur mora pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. – ka shkruar Lajçak.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *