Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e dënoi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka me 6.8 vjet burg për aferën e inceneratorit të Fierit.
Me 2.8 vjet burg u dënua Alqi Bllaku, ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit.
Zëvendës Presidenti i FSHF, Arben Dervishi është shpallur i pafajshëm.
Koka i ka mohuar akuzat duke akuzuar prokurorët e SPAk-ut se kanë manipuluar hetimin dhe kanë fshehur provat.