Rusia e akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si përgjegjësi për ngjarjet e ndodhura në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, përmes një deklarate është shprehur se Kurti po krijon konflikte me synimin për të spastruan veriun e Kosovës nga serbët.
Sakaq, shteti i Serbisë njoftoi se ka shpallur të mërkuren si ditë zie në nderim të terroristëve të vrarë gjatë luftimeve me Policinë e Kosovës duke u pozicionuar dhe zyrtarisht në përkrahje të sulmit terrorist ndaj shtetit të Kosovës.