Edi Rama doli për të parën herë kundër qëndrimit të BE-së lidhur me situatën mes Kosovës dhe Serbisë duke theksuar se në kushtet e reja kur një polic i Kosovës është vrarë, përgjegjësia duhet kërkuar dhe tek Serbia.

“Për t’u kthyer te pyetja lidhur me qëndrimin tonë për herë të parë, të paktën në 10 vitet e fundit në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e Bashkimit Europian është një deklaratë, e cila jo se në vetvete ka problem, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga përfaqësuesi i lartë Borrell lidhur me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun, por ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit, e kemi të pamundur pa parë një deklaratë të dytë që i adreson ngjarjeve të ditëve të fundit, pasi është vrarë një efektiv i policisë së Kosovës.” – tha Rama gjatë një konference shtypi në Itali ku po qëndron për vizitë zyrtare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *