Këtë qëndrim mbajti Metju Miler, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili i tha Radios Evropa e lirë se përpjekje të tilla janë të papranueshme.

Miler nënvizoi po ashtu se ka nisur një hetim i hollësishëm lidhur me ngjarjet e së dielës së kaluar në Kosovë.

“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar.”-  tha Miller.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *