Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh kundër propozimit që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e vendit. 

Rohde nënvizoi në emisionin “KallzoPërnime” se përgjegjësia e zbatimit të ligjit së pari i përket Policisë së Kosovës, ndërsa KFOR-i dhe EULEX-i  janë aty për të mbështetur.

“Mendoj se të gjitha deklaratat tona e kanë bërë të qartë këtë javë se Kosova është një vend sovran. Policia e Kosovës është institucion për zbatimin e ligjit në Kosovë e mbështetur nga KFOR-i dhe EULEX-i”- ka thënë ambasadori gjerman.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *