Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Metju Milner deklaroi se Antoni Blinken pati një bisedë telefonike me Aleksandër Vuçiçin ku i kërkoi këtij të fundit largimin e menjëhershëm të trupave ushtarake dhe artilerisë në kufi me Kosovën. 

Milner theksoi se Sekretari Amerikan i Shtetit e paralajmëroi presidentin e Serbisë për pasoja nëse vendiiI tij nuk ndërmerrte hapa për shtensionimin e situatës.

Sakaq, Britania e Madhe njoftoi dërgimn e një batalioni trupash shtesë në radhët e KFOR-it në Kosovë duke ritheksuar mbështetjen për Prishtinën zyrtare pas sulmit terrorist të së dielës së kaluar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *