Boksieri i njohur, Vladimir Kliçko, vëllai i kryebashkiakut të Kievit, boksierit tjetër të famshëm, Vitali Kliçko, i tha ZDF-së gjermane se ai është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për Ukrainën e tij.
Kliçko shtoi se ai nuk do të ishte i pari që vdes për Ukrainën, por dëshiron të jetojë për të, pasi të jetosh është më e komplikuar se të vdesësh.
“Jo, nuk jam gati të vdes për vendin. Jam gati të jetoj për të. Është më e ndërlikuar sesa të vdes. Në Ukrainë për momentin nuk është e sigurt nëse do të mbetesh gjallë dhe i shëndetshëm.” – tha Kliçko.