Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi në Tuiter se synimi i sulmit terrorist të së dielës së kaluar ishte aneksimi i veriut të Kosovës me anë të një plani të mirëmenduar.
Sipas tij, terroristët që vranë efektivin e policisë, Afrim Bunjaku po planifikonin krijimin e një korridori për trupa dhe armë që prisnin të hynin nga Serbia, por gjithçka u dështoi falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës.
Po ashtu, minsitri i Brendshëm, Xhelal Sveçla publikoi disa video ku tregoheshin forcat terroriste të drejtuara nga Milan Radojçiçi të cilat kryenin ushtrime ushtarake për disa ditë para kryerjes së sulmit në 24 shtator.