Politikani serb, Nenad Canak tha për Euronews Albania se shërbimet sekrete të shteteve perëndimore kishin informacion për sulmin terrorist që trupat e Milan Radojçiçit po planifikonin të kryenin në Kosovë.
Sipas tij këto shërbime nuk vepruan pasi synonin futjen në kurth të Aleksandër Vuçiçit.
“Shërbimet inteligjente perëndimore kishin dijeni për gjithçka dhe lejuan hapin e parë të kësaj ngjarje të realizohej. Perëndimi donte që ta kapte Vuçiçin në kushtet e flagrancës dhe siç mund ta shikoni në fillim nuk pati reagime nga Beogradi, por fillimisht dyshimi ishte se një informacion i tillë nuk ishte në duart e inteligjencës perëndimore. Ata po përgatisinin një kurth dhe kurthi rezultoi efikas.” – tha Nenad Canak.