Banorët e njësisë administrative të Zall-Herrit dolën për të disatën herë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore e cila është krejtëisht e amortizuar nga lëvizja e kamionëve të ngarkuar me lëndë inerte, që punojnë në guroret e zonës.
Banorët bllokuan këtë rrugë me gurë dhe kërkuan që zëri i tyre të dëgjohet. Ata thonë se rruga është e pakalueshme për fëmijët që shkojnë në shkollë gjatë vjeshtës dhe dimrit, ndërsa dhe uji i pijshëm është krejtësisht i turbulluar.
Një nga banorët u shpreh se ata janë injoruar dhe askush nuk merrret me problemet e tyre, ndërsa do të vijojnë të protestojnë derisa ata të dëgjohen dhe të merren masa.
“Duam ujë dhe rrugë, dy çështje themelore. Ata thanë se turbullohet nga shiu, po sot që s’ka shi pse është i turbullt uji? Të gjithë këtë problem po e krijojnë kamionët. Nuk ka pasur asnjë reagim. Ka ardhur vetëm deputeti i zonës, kemi bërë një takim.” – tha banori.