Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i tha medias kroate RTL se arrestimi i Milan Radojçiqit në Serbi është një farsë. 

Sipas tij, i gjithë skenari synon të shfajësojë Aleksandër Vuçiqin nga përgjegjësia e sulmit terrorist në Kosovë. Sveçla shtoi se asgjë nuk ka ndodhur pa dijeninë dhe miratimin e presidentit të Serbisë.

“Është më tepër lëvizje simbolike e Serbisë për të dalë nga presioni i fuqive perëndimore. Nëse e dimë që ky është një hap thelbësor dhe luftë kundër kriminelëve, atëherë të gjithë ata që ishin në grup duhet të arrestohen. Po ashtu ata duhet t’i dorëzohen drejtësisë së Kosovës dhe të dënohen për atë që kanë bërë në Kosovë.

Unë mendoj se kjo është vetëm një farsë. Sa afër që është Radoiçiqi me Vuçiqin aq afër është Vuçiqi me Radoiçiqin. Jemi të bindur se në planifikim, mbështetje dhe financim të aksionit terrorist kanë qenë të përfshirë edhe Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Vuçeviq dhe shefi i Shtafit të Ushtrisë Serbe, Mojsiloviq. Nëse duam drejtësi të plotë, atëherë ata që kanë dorëzuar armët duhet të dënohen në gjykatat serbe. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe me ata që menaxhojnë kampet stërvitore, që janë nën juridiksionin e Ushtrisë së Serbisë” – deklaroi Sveçla.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *