Drejtuesi i platformës mediatike “Pamfleti”, Gjergj Zefi u sulmua mbrëmjen e djeshme me sende të forta nga dy persona sapo doli nga zyra e tij.

Policia  e Tiranës u njoftua në sallën operative për sulmin ndaj Zefit, ndësa po hetohet lidhur me rastin.

Zefi reagoi pas sulmit me një postim në fejsbuk duke theksuar se sulmi ndaj tij është vijimësi e presioneve të vazhdueshme për të heshtur. Ai shton se sulme të tilla e motivojnë më shumë në misionin e tij për të vërtetën. 

“Gjithkush që mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon! Kurrë dhe për asnjë arsye nuk tërhiqem. Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend. U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritët; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arsye. Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë.Jam shumë më i fortë se ju mendoni.”-  shkruan Zefi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *