Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu tronditi opinionin publik, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për rastin.

I mituri u operua në klnikën dentare “Spledent” në Tiranë, ndërsa mjeku, Roland Xhaxho mohoi akuzat duke deklaruar se i mituri ishte operuar nga zemra para dy vitesh, ndërsa nga klinika doli i zgjuar dhe në shoqërinë e prindërve.

Prokuroria ka sekuestruar kartelat në klinikën ku u operua i mituri dhe në QSUT ku mbërriti në gjendje kome. 

Nën hetim është dhe e bija e mjekut Xhaxho, Ina Xhaxho e cila mori pjesë në operaconin e të miturit.

Bledar Spahiu, babai i 3-vjeçarit deklaroi se Xhaxho i mbushi fëmijës së tij 14 dhëmbë në një ditë dhe ai doli nga klinika në gjendje të rëndë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *