Kryeministri Edi Rama priti në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Giorgios Gerapetritis në kulmin e tensioneve lidhur me rastin e Fredi Belerit. 

Rama publikoi foto nga takimi duke ruajtur profilin kortezial, ndërsa kryediplomati grek i tha gazetës greke “Protothema” se në takim u disktua dhe për rastin e Fredi Belerit, ku sipas tij pala greke kërkoi sqarime nga ajo shqiptare për atë që Gerapetritis e quan devijim nga ligjshmëria e një hetimi të rregullt gjyqësor.

“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti europian i së drejtës dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë.” – theksoi në deklaratën e tij Gerapetritis.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *