Studentët e Universitetit të Mjekësisë nisën sot një tjetër marshim-protestë kundër vendimit të qeverisë që i detyron të punojnë për 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Studentët fillimisht ndaluan para godinës së univeristetit, ndërsa marshimi vijoi para ministrisë së Arsimit.
Studentët kërkuan ballafaqim me ministren, Ogerta Manastirliu e cila sipas tyre ka refuzuar çdo përballje me ta në studiot televizive.
Po ashtu, studentët kërkojnë dhe shkarkimin e zv.ministres së arsimit që sipas tyre ka lëshuar deklerata fyese ndaj studentëve.
Studentët e mjekësisë e kanë nisur me bojkot këtë vit të ri akademik duke u shprehur se bojkoti do të vijojë deri kur ata të rifitojnë të drejtat e tyre themelore në ushtrimin e profesionit.