Nga sot, komanda e KFOR-it në Kosovë i kalon Turqisë. Angelo M. Ristuçia, komandanti aktual Italian i trupave paqeruajtësë do t’i kalojë komandën Özkan Ulutaş si përfaqësues i forcave turke.
Turqia e merr komandën e KFOR-it në një situatë aspak të lehtë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u vranë 4 terroristë serbë.
Në qershor Turqia dërgoi një kontigjent prej 500 trupash në Kosovë.