Autoritetet shëndetësore palestineze akuzuan Izraelin se po përdor bomba me fosfor gjatë luftimeve në Gaza.
Ata i thanë agjensisë së lajmeve Anadolus se gjatë bombardimeve në portin e Gazas me qindra civilë palestinezë janë asfiksuar nga bombat me fosfor.
Me të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit, pa harruar personat me probleme te rrugëve të frymëmarrjes.
Bombat me fosfor janë të ndaluara për përdorim në luftë nga Konventa e Gjenevës e vitit 1980.
Sakaq, bilanci i fundit nga luftimet në Gaza flet për më shumë se 2300 të vdekur në përballjen mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite.