Banorët e Mezhgoranit në Tepelenë dolën sërish në protestë për të kundërshtuar projektin e bashkisë lidhur me ndërtimin e ujësjellësit në zonë.
Banorët pretendojnë se ky projekt u merr atyre burimin kryesor të ujit i cili do të përdoret për një resort që do të ndërtohet në fshatin Peshtan.
Banorët theksojnë se pas këtij resorti qëndron gazetari Mero Baze me mbështetjen e kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi.
Po ashtu, banorët deklaruan se kanë marrë një avokat për të ndjekur çështjen dhe nga ana ligjore duke shtuar se nuk do të heqin dorë nga protestat për kundërshtimin e këtij projekti.