Forcat izraelite tashmë kanë depërtuar në brendësi të Gazas me trupa këmbësorie duke nisur bastisjet në bazat e dyshuara si streha për militantët e Hamasit.

Luftimet kanë vijuar me intensitet, ndërkohë që bilanci i të vdekurve numëron mbi 2000 të vrarë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan avionë F-15 në ndihmë të Izraelit, ndërkohë që janë rritur dyshimet për përfshirjen e Iranit në sulmin e organizuar nga Hamasi më 7 tetor ku mbetën të vrarë mbi 700 izraelitë, kryesisht civilë.

Irani dyshohet se ka trajnuar për një kohë të gjatë militantët e Hamasit, ndërsa që frontet e luftimeve mbeten të hapura pasi Izraeli po bombardon dhe pozicionet e Hezbollahut në Liban. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *