Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit referon të dhëna tronditëse lidhur me gjendjen e rezervës shtetërore në vendin tonë. Sipas raportit në fjalë në rezervat shtetërore për rastet e emergjencve nuk ka grurë, ujë dhe karburant.

Në një raport auditi me titull “Rezervat materiale të shtetit në shërbim të qytetarit”, Kontrolli i Lartë i Shtetit tregon se ndonëse sasia minimale rezervë e grurit duhej të ishte 300 tonë, karburantit 100 mijë litra dhe ujit 3 mijë litra, në magazina nuk kishte asnjë nga këto produkte.

“Kjo do të thotë se për të përballuar emergjencat civile, kombëtare apo të çdo lloji që mund të na lindin ne duhet të kërkojmë ndihmën nga vendet e Rajonit, BE apo madje edhe SHBA.”- deklaroi ekspertja Eriola Hoxha.

KLSH sqaron se kjo situatë në rezervat shtetëror është krijuar si pasojë e mbivendosjes së kompetencave mes institucioneve që merren me administrimin e këtyre rezervave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *