Granit Xhaka po jeton sezonin më të mirë në karrierën e tij.
Ai u zgjodh “Lojari i Vitit” në Zvicër duke fituar konkurencën me mbrojtësin e Mançester Sitit, Manuel Akanzhi dhe me portierin e Bajernit të Mynihut, Jan Somer.
Kjo është hera e dytë që Xhaka e fiton këtë çmim.
Mesushori me prejardhje shqiptare shprehu mirënjohjen për vlerësimin e marrë duke falenderuar trajnerin, familjen e tij dhe skeptikët që e motivuan të ecte përpara me mosbesimin e tyre.
“Faleminderit shumë për gjithçka. Faleminderit trajnerit, familjes sime dhe të gjithë njerëzve që besuan tek unë, por dhe atyre që nuk besuan në mua. Gjithmonë më shtynë përpara dhe tani jam në krye.” – u shpreh Xhaka.