Albulena Haxhiu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, si dhe masë pezulluese të afatit kushtetues deri në dhënien e aktgjykimit.

Shkaku i kësaj kërkese ishte dështimi i seancës së Kuvendit të datës 5 Mars 2026, ku ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë — nën kufirin minimal prej 80 deputetësh të nevojshëm për kuorum. Opozita mungoi nga salla.

Situata është delikate pasi Kushtetuta parashikon se nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditësh nga fillimi i procedurës, Kuvendi mund të shpërndahet. Ndërkohë, mandati i Presidentës aktuale Vjosa Osmani përfundon më 4 prill 2026. Po në të njëjtën ditë, Osmani dërgoi në Kuvend propozime për ndryshime kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli, por edhe këto mbetën pa u shqyrtuar për mungesë kuorumi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *