Katari është shënjestruar nga raketa balistike dhe dronë të lëshuar nga Irani, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi. Sipas autoriteteve, forcat e armatosura arritën t’i neutralizojnë me sukses sulmet.
Ngjarja vjen në një kohë kur pritej të hynte në fuqi një armëpushim dyjavor në rajon. Ndërkohë, edhe Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini raportuan sulme të reja iraniane me raketa dhe dronë.
Në Kuvajt, sipas Ministrisë së Brendshme, sulmet shkaktuan dëme të mëdha materiale në disa objekte të kompanisë shtetërore të naftës, si dhe në Ministrinë e Energjisë dhe Burimeve Ujore. Zjarre shpërthyen në disa prej zonave të goditura, përfshirë rafineritë e naftës, termocentralet dhe impiantet për desalinizimin e ujit.
