Sylvinho nuk do të jetë trajneri i ri i Corinthiansit. Klubi brazilian prezantoi zyrtarisht Fernando Dinizin, i cili do të marrë drejtimin e ekipit.

Sylvinho, trajneri i Kombëtares shqiptare, më herët kishte deklaruar se do të respektojë kontratën me kuqezinjtë deri në korrik, ndërsa pas kësaj periudhe e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka marrë ende një vendim zyrtar për vijimin e bashkëpunimit me teknikun brazilian. Pas dështimit në fazën “play-off” për Kupën e Botës, mundësitë për një largim të Sylvinhos nga pankina kuqezi janë të mëdha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *