Përballja e nesërme për 1/16-tat e Champions Ligës mes PSG-së dhe Bajernit të Mynihut pritet të ofrojë shumë rivalitet dhe luftë sportive në fushë.
Francezet mund t’i gëzohen rikuperimeve të Lionel Mesit dhe Kilian Mbapesë për këtë përballje.
Tekniku i francezëve, Kristofer Galtier konfirmoi se Mesi dhe Mbape do të grumbullohen me ekipin për këtë sfidë, por pa dhënë detaje nëse ata do e nisin nga minuta e parë ndaj Bajernit.
Galtier tha se Mbape kreu një pjesë të seancës stërvitore të dielën dhe prezenca e tij nga minuta e parë në sfidën e nesërme mund të vendoset pak orë para fillimit të ndeshjes.
E njëjta situatë dhe për Mesin i cili do të bashkohet sot në stërvitje të plotë me grupin. I gatshëm pritet të jetë dhe Marko Verrati që mungoi në sfidën e fundit në kampionat ndaj Monakos.
Rikthimet e Mesit, Mbapesë dhe Verratit kanë rikthyer optimizmin në kampin parizien në një moment mjaft delikat ku skuadra po shfaq luhatje të shumta të formës duke mos bindur me paraqitjet e javëve të fundit në kampionat.