Sot zhvillohet seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Seanca pritet të nisë në orën 09:30 në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se trupi gjykues do të kryesohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa relatore do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Çështja ndaj Veliajt dhe 28 personave të tjerë u kalua për gjykim më 9 shkurt.
Sipas hetimeve të SPAK, ndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxajanë ngritur 12 akuza.
Prokuroria pretendon se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste kanë përfituar në mënyrë të parregullt shuma monetare dhe pasuri të paluajtshme nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, të cilat më pas kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Sipas dosjes hetimore, fondet publike janë miratuar me firmën e Veliajt dhe më pas kanë përfunduar tek organizata të lidhura me bashkëshorten e tij ose persona të afërt me të. Hetimi pretendon gjithashtu se për shkak të funksionit të tij si kryebashkiak, janë përfituar edhe pasuri të paluajtshme me vlerë të konsiderueshme nga kompani që kishin marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

