Myrto Uzuni po luan sezonin më të mirë të karrierës. Sulmuesi i kombëtares është shndërruar në liderin e sulmit të Granadës në ligën e dytë spanjolle.

27-vjeçari realizoi një dopietë në sfidën e sotme ndaj Andoras duke e çuar në 14 numrin e golave sezonalë në 22 ndeshje të luajtura.

Granada synon rikthimin në La Liga. Skuadra e Uzunit renditet e 4-ta në renditje, 5 pikë larg Eibarit kryesues.

Mbeten dhe shumë javë për t’u luajtur, ndërsa pritshmëritë që Uzuni të luajë sërish mes më të mirëve të futbollit spanjoll janë të larta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *