Nga Enver Bytyçi

Kundërtanket e njëkohësisht kundërajrorë, Javelin, kanë shkaktuar reagime të çuditshme. Janë lëshuar injorantët e politikës në Kosovë për të marrë meritat e kërkesës së parë. Nuk dihet ndoshta del ndonjë bashkëkohas i Skënderbeut apo Ismail Qemalit e thotë se është ai që ka porositur Javelinët në SHBA! Qesharakë deri në ekstrem. Ves i shëmtuar i politikës tipike staliniste e enveriste shqiptare, për të kap pak prestigj, pak lavdi e pse jo edhe kapital politik. 

Unë prisja duartrokitje, së paku nga ata që e vodhën 20 vjet buxhetin e shtetit dhe investuan për ushtrinë as 1/5 e investimit të qeverisë aktuale. Ndërkaq, edhe sikur këta pretenduesit anadollakë të javelinëve të kishin qeverisur mirë, duhet ta dinë se ti mund të kërkosh, por partneri, aleati apo miku amerikan nuk të beson e nuk të jep asgjë. Nëse paskan kërkuar, pse nuk i morën?! 

Atëherë, qoftë dhe për këtë arsye nëse ato raketa mbrojtëse lëvrohen tani, merita i takon jo vetëm menaxhimit të mirë të buxhetit të shtetit, por edhe besueshmërisë që ka krijuar qeverisja e sotme. Të kuptohemi, jo vetëm qeveria, por qeverisja!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *