Nga Besjana Lushaj

Gëzimi në tym për emërimin e Talat Xhaferit është tregues i asgjëje tjetër përpos mosnjohjes së thellë që ka Tirana dhe shqiptarët për pozitën e shqiptarëve dhe politikave të udhëhequra nga Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut. Fitoret e luftës janë shitur me kohë në tavolinë, shumë janë pasuruar në emër të saj dhe shqiptarët vijojnë të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Për të dalë në këtë konkluzion nuk të nevojiten studime të thelluara, por veçse vizita të shkurtra në Kërçovë, Tetovë dhe Gostivar. 

Mund të ndjesh veç keqardhje për bashkëkombasit që shesin patriotizëm fals për pak kredo politike. Dëshira për të marrë hisen e vëmendjes nga tymnaja të tilla është tregues dobësie. Sepse t’i gëzohesh pazareve të rëndomta, të marra nëpër ndeja me meze dhe raki, je i dobët dhe hipokrit.
Ngazëllimi për emërimin e Talat Xhaferit është dukshëm shpërfaqje e nacionalizmit folklorist dhe vazhdim i ofrimit të parapolitikes si politikë e mirëfilltë.

Si gjithmonë midis nesh gjenden përherë njerëz që kurdisen për t’i kontribuar transantlantizmit dhe stabilitetit fals, të cilët nuk denjojnë aspak të merren me forcimin real të pozitave të shqiptarëve në rajon. Kjo mendësi ia ka fshi trunin këtij populli dhe ka pjellë klasat politike ekzistuese. Talat Xhaferi me Ali Ahmetin pas tij nuk ndryshojnë askund nga Dritan Abazoviçi. 

Prandaj para se të bashkoheni për të duartrokitur në grup, merrni kohë të mësoni se çfarë ka bërë Ali Ahmeti për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në 22 vjetët e fundit. Dhe, mos harroni të shikoni se kush po duartroket bashkë me ju.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *