Nga Enver Bytyçi

Ndërmjetësi i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por edhe të tjerë diplomatë europianë dhe amerikanë, rekomandojnë që “çeshtja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë të zgjidhet përmes dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel”!

Kjo do të thotë që ta bësh kushtetutën e Kosovës objekt dialogu me Serbinë. D.m.th që kushtetuta e vendit të zhvleftësohet në atë masë sa t’i thuhet presidentit serb, Vuçiq, nëse ai pajtohet ose jo me këtë kushtetutë. Nëse Kurti dhe Kosova e pranojnë këtë sugjerim europian apo amerikan, atëherë duhet të përgatiten për të vënë në tavolinën e dialogut edhe çeshtje të tjera kushtetuese që cënohen nga p.sh ngritja e asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Duhet të përgatiten që të përballen gjithashtu me kontestimet serbe për këtë kushtetutë në çdo nen të saj!

Çdo përpjekje për të diskutuar në Bruksel çështjet e kushtetutës e të ligjit e dobëson shtetësinë e Kosovës. Ndërkohë që këtë kushtetutë e kanë projektuar, madje diktuar, vetë amerikanët dhe europianët. Shpresoj të mos jenë penduar për këtë. Por edhe nëse pendohen ata, nuk mund të “pendohen” autoritetet e Kosovës!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *