Nga Bekim Qoku
Ballkani i Hapur është porta përmes së cilës Rusia është futur në Maqedoninë e Veriut dhe është ulur këmbëkryq; ky projekt është shpikja më e fundit serbe për të sjellë lindjen (Rusinë) në mes shqiptarëve, ku ka gjetur partizanet e vet që flasin shqip. Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani nuk e kanë kundërshtuar kurrë, as verbalisht e as me akte politike. Madje ishte Bujar Osmani i pari që ftoi Lavrovin rus në një vend të NATO-s.
Koalicioni VLEN do t’ia mbyllë derën ndikimit rus.
Vuçiqi i Serbisë është ndërmjetësuesi dhe shkuesi i Putinit; Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani nuk kanë thënë kurrë një fjalë të keqe për të. Bile e kanë mikpritur shumë më ngrohtë se ç’mund të pritet një mik i madh. Ai vështrohej me admirim nga z. Ahmeti. Edhe Vuçiqi shprehu shqetësim se mos Albini e rrëzon Aliun.
Koalicioni VLEN do t’i shqetësojë autokratët dhe do t’i gëzojë demokratët në Ballkan.
Bujar Osmani si kryesues i OSBE-së nuk vizitoi kurrë veriun e Kosovës, por gjeti dy herë kohë të shkojë në Ukrainë.
Bujar Osmani më shpesh është takuar me Vuçiqin sesa me Edi Ramën apo Albin Kurtin.
Koalicioni VLEN është për bashkëpunim e koordinim të sinqertë me Prishtinën dhe Tiranën.
Ali Ahmeti, para se të na trembi me ariun e madh, Rusinë, të na zbulojë bisedat që i ka pasur gjatë takimeve të fshehta me ambasadorët rus në Shkup. (Ai këto takime i ka bërë publike vetë).
Koalicioni VLEN po vjen, Aliu po ikën.