Nga Mehmet Elezi

Gjithçka mund të jenë grekët, vetëm budallenj jo.
Atëherë pse e lejuan shoun e Edi Ramës, me nacionalizëm delirant? Dhe ku, në zemër të Athinës!

Thjesht fare.
Grekët e dinë se Edi Rama nuk është nacionalist. Nuk është as patriot. Ai pranon gjithçka, mjafton me ia ngrohë karrigen e pushtetit.
Si të tillë, e kanë në xhep.
Një Edi Ramë në pushtet u intereson edhe qarqeve më ekstremiste në Athinë. Shashka nacionaliste që ia forcojnë pushtetin? Le t’i hedhë, pse jo!
Ia ka toleruar herë pas here edhe Perëndimi.

Edi Rama nuk guxon me i përkeqësue marrëdhëniet me Greqinë. S’e ka vullnetin. S’ka kaçik (këllqe). Për këtë flini dathë, thonë në Kosovë.

Alarmi është tjetërkund: ku po e degdis Shqipërinë, para syve tanë!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *