Nga Saimir Kadiu

Nuk e kuptoj urrejtjen dhe koret raciste të tifozerisë rumune kundër shqiptarëve të Kosovës. Shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë probleme me kombin rumun. Për më tepër, “Amerika” e parë e shqiptarëve ka qenë Rumania.

Edhe himni ynë kombëtar është kompozuar nga i madhi Porumbesku.

Rumania ishte nga vendet e para që lidhi marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë e Ismail Qemalit në vitin 1913.

Dora d’Istria, Viktor Eftimiu, Nikolla Jorga, Jon Karamitro, Adrian Kyçyku e shumë të tjerë ishin shqiptarë që i dhanë aq shumë kulturës rumune.

Shumë shqiptarë elitarë kanë studiuar në Rumani para dhe pas Luftës së Dytë Botërore… Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Kristaq Antoniu, Ylli Popa, Koço Poro, Skënder Dauti, Kujtim Çashku etj.

Çfarë ka ndodhur? Nga derivon ky racizëm?

Turp për kombin e Emineskut…

By Editor